Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 109)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 109

وَاتَّبِعْ مَا يُوحَىٰ إِلَيْكَ وَاصْبِرْ حَتَّىٰ يَحْكُمَ اللَّهُ ۚ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ 109 ١٠٩

Paso ti atë që të është shpallë ty dhe duro derisa të gjykojë Perëndia, se, Ai, është gjykatësi mëi mirë! (109)

Tefsiri

Pasoje atë që të shpallet dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë

(me drejtësinë e Tij). - Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë porosi të vyer, që i drejtohet gjithashtu edhe umetit të tij: Ndiqe atë që po të shpallet! Kjo ndjekje realizohet duke kaluar në katër etapa të domodsoshme:

1 Duke e marrë udhëzimin nga burimet e Shpalljes (Kur'an e Sunet).

2 Duke punuar e jetuar sipas kësaj diturie, vetëm me qëllimin për të kënaqur Allahun e Madhëruar.

3 Gjendja, pamja dhe dukja e njeriut duhet të ngrihen mbi këtë dituri dhe të jenë treguese të saj.

4 Ftesa e njerëzve në këtë fe me durim, dituri, urtësi dhe maturi.Pastaj Allahu i Madhëruar jep një porosi për gradën më të lartë të durimit:

... dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë

(me drejtësinë e Tij). - Ky është durimi duke jetuar sipas diturisë së Zotit dhe duke ftuar të tjerët në të. Përfundimi i këtij durimi është i lavdishëm. Pastaj mos u dobëso e as ngadalëso! Mos u ligështo për sprovat që të godasin dhe kurrë mos e ul kokën apo të ngadalësosh hapat. Vazhdo në këtë rrugë të lavdisë, derisa Allahu të gjykojë me drejtësinë e tij mes teje dhe çdokujt që të mohon e të kundërshton!

Ai është Gjykuesi më i mirë. -

Allahu i Madhëruar është më i miri gjykues. Nuk ka dyshim që Profeti (a.s) e plotësoi urdhrin e Zotit të Tij dhe qëndroi i patundur në rrugën e drejtë. Ashtu vazhdoi i patundur, derisa Zoti e lartësoi fenë e Tij mbi të gjitha fetë e besimet në botë. Allahu i Lartësuar i dhuroi atij fitoren mbi armiqtë e Tij në të gjitha planet: qoftë në atë ushtarak, ashtu edhe me diturinë dhe argumentimin përmes fjalës. Allahut dhe vetëm Atij i takon lavdia, dashuria dhe çdo lavdërim e përlëvdim, ashtu si e meriton madhështia e Tij! Lavdëruar qoftë, ashtu si i takon të lavdërohet Bamirësi e Bujari i madh, Dhuruesi i të gjitha mirësive!Këtu përfundon tefsiri i sures Junus. El hamdu lil-lah!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë