Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 12

وَإِذَا مَسَّ الْإِنْسَانَ الضُّرُّ دَعَانَا لِجَنْبِهِ أَوْ قَاعِدًا أَوْ قَائِمًا فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُ ضُرَّهُ مَرَّ كَأَنْ لَمْ يَدْعُنَا إِلَىٰ ضُرٍّ مَسَّهُ ۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْمُسْرِفِينَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 12 ١٢

E, kur njeriun ta gjejë e keqja, atëherë Na lutet: shtrirë, ose ulur, ose në këmbë (në çdo mënyrë). E, posa Na t’ia largojmë të keqen atij, vazhdon – thuajse nuk Na është lutur për fatkeqësinë që e ka goditur. Kështu plangësprishësve (batakqinjëve) iu zbukurohet ajo që punojnë. (12)

Tefsiri

E kur njeriut i bie një e keqe, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, -

Ky ajet na tregon rreth natyrës njerëzore dhe prirjeve të saj. Kur njeriu sprovohet me ndonjë fatkeqësi, sëmundje ose vështirësi, ai përpiqet shumë në lutje e përgjërim në të gjitha gjendjet e në çdo çast, për të larguar fatkeqësinë ose sprovën. Ai lutet kur është në këmbë, ulur apo dhe shtrirë, dhe përgjërohet e tregohet këmbëngulës në lutjen për ta larguar fatkeqësinë dhe që Allahu i Madhëruar ta çlirojë.

e, kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. -

Ai kthehet përsëri atje ku ishte, duke i kthyer shpinën Zotit të tij, a thua se nuk ka përjetuar asnjëherë ndonjë fatkeqësi, nga e cila Zoti e shpëtoi. E çfarë padrejtësie e mosmirënjohje mund të jetë më e madhe sesa kjo? Kërkon nga Zoti përmbushjen e kërkesave të veta, dhe kur Ai ia plotëson, as nuk i hedh sytë për të drejtat e Zotit. A thua se nuk ka asnjë detyrim ndaj Zotit të tij. Ky është një veprim i nxituar dhe i zbukuruar nga shejtani i mallkuar, sepse çdo natyrë e pastër dhe mendje e shëndoshë e konsideron mosmirënjohjen ndaj bamirësit si diçka të shëmtuar dhe të ulët. Prandaj i Madhëruari thotë:

Kështu keqbërësve u duket mirë ajo që veprojnë. -

Allahu i Madhëruar i ka quajtur të tillë njerëz

"musrifinë"

- tejkalues të kufijve të Tij. Këtyre kriminelëve u është zbukuruar rruga e shfrenimit dhe mosmirënjohjes, edhe pse natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë e refuzon atë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë