Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 19

وَمَا كَانَ النَّاسُ إِلَّا أُمَّةً وَاحِدَةً فَاخْتَلَفُوا ۚ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِنْ رَبِّكَ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ فِيمَا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ 19 ١٩

Të gjithë njerëzit kanë qenë vetëm një popull (të një feje), e pastaj u kundërshtuan (u përçanë). E, sikur të mos ishte thënë më parë fjala nga Zoti yt (për shtyerjen e dënimit), atëherë do të gjykoheshin në mes tyre, për atë që nuk u pajtuan. (19)

Tefsiri

Njerëzit kanë qenë veçse të një feje, por u përçanë. -

Në fillim njerëzit ishin të bashkuar rreth një besimi të vetëm, të saktë dhe të pastër, por ata më pas u përçanë. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar dërgoi profetët, si përgëzues dhe qortues. Ai i pajisi ata me Shpallje hyjnore e libër të ndritur, që ata të gjykonin mes njerëzve dhe t'i udhëzonin në ato çështje për të cilat kishin kundërshtime.

E sikur të mos ishte caktimi i hershëm nga Zoti yt, çështja e tyre do të përfundonte për çdo gjë që ata kishin kundërshtime. -

Allahu i Lartësuar na njofton se çështja e gjynahqarëve do të merrte fund nëse nuk do të ishte vendimi i Tij për t'i afatizuar ata dhe për të mos ua përshpejtuar ndëshkimin për gjynahet e tyre. Në të kundërt, Ai do të shpëtonte besimtarët dhe do të ndëshkonte mohuesit e profetëve dhe shpalljeve të Tij, dhe ky do të ishte argumenti tregues dhe ndarës mes të vërtetës dhe të kotës, kur njerëzit të kishin kontradikta. Por Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm dëshiroi t'i sprovonte me njëri-tjetrin, që të dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë