Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَهُ الْكِبْرِيَاءُ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Atij i përket tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (37)
Vetëm Atij i takon gjithë Krenia në qiej e në Tokë. -
Allahut i takon madhështia, lartësia e krenaria më e plotë. Falënderimi ndaj Allahut kryhet duke thurur lavde për Të, duke e përmendur me cilësitë e Tij të plota dhe absolute, duke i shprehur dashurinë e plotë, duke treguar frikërespekt ndaj Tij dhe nderim për atributet e mrekullueshme të Tij. Nëpërmjet lavdërimit, shprehet dashuria, lavdia, respekti e admirimi për të Madhërishmin. Më pas vihet në dukje madhështia, pushteti e mbretërimi absolut i Allahut, që duhet të kultivojë tek ne frikërespektin, madhërimin e përunjësinë ndaj Tij, sepse adhurimi, - për hir të të cilit Allahu na krijoi, - ndërtohet mbi këto dy shtylla kryesore: dashuria për Të dhe nënshtrimi ndaj Tij. Por këto të dyja nuk mund t’i kesh pa patur diturinë e nevojshme për Allahun, për madhështinë, krenarinë dhe lavdinë e Tij.Ai është Ngadhënjimtari e i Urti. -
Allahu është Ngadhënjimtari, që mposht gjithçka. Ai është i Urti, që vendos çdo gjë në vendin e vet. Nëse Allahu vendos për diçka, këtë e bën për dobi të mëdha. Nëse Ai krijon diçka, edhe këtë e bën në funksion të mirësisë dhe dobisë.Përfundoi edhe tefsiri i sures Xhathije.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë