Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 28

وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُوا مَكَانَكُمْ أَنْتُمْ وَشُرَكَاؤُكُمْ ۚ فَزَيَّلْنَا بَيْنَهُمْ ۖ وَقَالَ شُرَكَاؤُهُمْ مَا كُنْتُمْ إِيَّانَا تَعْبُدُونَ 28 ٢٨

(Kujtoje) kur do t’i tubojmë të gjithë ata që i kanë bërë shok Perëndisë dhe t’u themi: “Rrini në vendet tuaja ju dhe idhujtë tuaj!” E, do t’i ndajmë ata. Dhe idhujtë e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve. (28)

Tefsiri

Atë ditë Ne do t’i tubojmë të gjithë… -

Atë ditë Allahu i Madhëruar ka për t'i tubuar të gjitha krijesat. Ajo është dita e premtimit që nuk thyhet e as ndryshon. Allahu i Madhëruar na tregon se ka për t’i tubuar idhujtarët dhe idhujt e tyre:

ndërsa idhujtarëve do t’u themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!”. -

Qëndroni në vendin e llogarisë derisa të përfundojë gjykimi dhe të vendoset e drejta mes jush. Allahu i Lartësuar na njofton se do t’i ndajë ata nga njëri-tjetri:

Ne do t’i ndajmë ata nga njëri-tjetri dhe idhujt e tyre do t’u thonë: “Ju nuk na adhuruat ne!” -

Ne do t’i ndajmë ata fizikisht dhe shpirtërisht. Mes tyre do të shfaqet ashpër armiqësia dhe urrejtja edhe pse në jetën e kësaj bote kishin miqësi dhe dashuri për njëri-tjetrin. Idhujt që ata adhuronin do të distancohen prej tyre dhe do të thonë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë