Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 38)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 38

أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِثْلِهِ وَادْعُوا مَنِ اسْتَطَعْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ 38 ٣٨

Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar atë (Kur’anin)”. Thuaj: “E pra, silleni ju një sur të ngjashme dhe thirrni (në ndihmë) kë të doni, përpos Perëndisë, nëse jeni të drejtë”. (38)

Tefsiri

Mos, vallë, po thonë se atë e trilloi ai? -

Mohuesit dhe mosbesimtarët inatçorë, të mbushur me urrejtje dhe armiqësi shpifin dhe thonë se Kur'ani është i trilluar nga Muhamedi. Drejtoju këtyre mashtruesve që shpifin dhe kërkojnë një argument, që do të nxjerë në pah mashtrimin e shpifjen e tyre nëse nuk e sjellin:Thuaju: “Sillni ju një sure të ngjashme me të dhe thërrisni në ndihmë kë të doni, veç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!”! -

Nëse ju mund të sillni diçka të ngjashme me Kur'anin, atëherë pretendimi juaj qëndron. Në të kundërt, ju jeni mashtrues dhe refuzues të së vërtetës. Por, sigurisht, që është e pamundur që ata të bëjnë diçka të tillë. Nëse do të mundeshin, do ta kishin bërë atë dhe do të pretendonin se e kanë pushtetin për ta bërë diçka të tillë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë