Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 41)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 41

وَإِنْ كَذَّبُوكَ فَقُلْ لِي عَمَلِي وَلَكُمْ عَمَلُكُمْ ۖ أَنْتُمْ بَرِيئُونَ مِمَّا أَعْمَلُ وَأَنَا بَرِيءٌ مِمَّا تَعْمَلُونَ 41 ٤١

Nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, thuaju: “Për mua janë veprat e mia, e për ju – veprat tuaja, ju jeni larg prej veprave që punoj unë, e unë jam larg prej veprave që punoni ju. (41)

Tefsiri
Nëse ata të mohojnë ty, thuaju: “Unë kam veprat e mia dhe ju keni veprat tuaja. Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë e as unë për atë që bëni ju”. -

Edhe nëse ata të mohojnë, nuk të besojnë dhe nuk e pranojnë ftesën tënde, ti vazhdo me durim e urtësi në davet. Dije mirë dhe vazhdimisht kujtoje se ti nuk je përgjegjës për veprat dhe llogarinë e tyre. Çdokush do të shpërblehet dhe mbajë përgjegjësi për punën e vet. Kujtoju edhe atyre këtë fakt të pamohueshëm: "Ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju”. Ngjashëm me këtë ajet është edhe fjala e Allahut, kur thotë: "Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve !" [Fussilet 46]. Gjithashtu: "Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes. Në fund, te Zoti juaj do të ktheheni!" [Xhathijeh 15].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë