Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 45

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ كَأَنْ لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا سَاعَةً مِنَ النَّهَارِ يَتَعَارَفُونَ بَيْنَهُمْ ۚ قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِلِقَاءِ اللَّهِ وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ 45 ٤٥

E, atë ditë kur do t’i tubojmë Na ata, do t’u duket atyre se vetëm një moment të shkurtër të ditës kanë bredhur në Tokë, aq sa për ta njohur njëri-tjetrin. Madje, janë të humbur, ata që kanë përgënjeshtruar takimin me Perëndinë, e nuk ishin në rrugë të drejtë. (45)

Tefsiri
Ditën e Tubimit, atyre do t’u duket sikur jetuan veçse një çast të ditës, sa për t’u njohur me njëri-tjetrin. Kanë dështuar, vërtet ata që nuk besojnë në takimin me Allahun dhe nuk ndjekin udhën e drejtë. -

Allahu i Madhëruar na tregon se sa shpejt përfundon kjo dynja. Kur Allahu t’i tubojë njerëzit atë ditë që nuk ka dyshim, atyre do t’u duket se kanë qëndruar në dynja veçse një orë të shkurtër të ditës. Gjithashtu, do t’u duket sikur nuk kanë përjetuar asnjë të mirë dhe do të harrojnë çdo fatkeqësi. Ato çaste të shkurtra që do të mbajnë mend do të duken sikur kanë shërbyer veçse për t’u njohur mes njëri-tjetrit. Edhe atë ditë, ashtu si në dynja, ata do ta njohin njëri-tjetrin. Por të devotshmit do të shijojnë suksesin e tyre, ndërsa ata që kanë mohuar takimin me Allahun do të dëshpërohen e ndëshkohen. Ata nuk kanë qenë të udhëzuar në rrugën e drejtë dhe në fenë e vërtetë, duke humbur kështu mirësinë dhe lumturinë e përjetshme dhe duke u zhytur në Zjarrin përvëlues, të cilin e meritojnë plotësisht.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë