Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Thuaj: “Unë nuk jam në gjendje t’i bëj vetes as dëm as dobi, përveç asaj që dëshiron Perëndia. Çdo popull ka afatin e vet; kur t’i vijë ai, nuk mund ta shtyejnë (ata), për asnjë çast, e as ta shpejtojnë. (49)
Tefsiri
Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes sime as dëm, as dobi, veç asaj që dëshiron Allahu”. Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë asnjë çast të vetëm dhe as ta përshpejtojnë. -Llogaria dhe ndëshkimi i drejtë është në dorën e Allahut të vetëm e të pashoq në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai e lëshon ndëshkimin e Tij mbi ta kur të vijë koha e përcaktuar prej Tij. E gjitha kjo ndodh sipas urtësisë së Tij hyjnore. Kur të vijë ai çast, ata nuk kanë mundësi ta vonojnë e as ta përshpejtojnë. Le të kenë frikë kundërshtuesit, që me injorancën e tyre kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit. Ata po kërkojnë përshpejtimin e një ndëshkimi që, po filloi të zbresë, askush nuk mund ta pengojë dhe largojë nga populli zullumqar e kriminel.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë