Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ثُمَّ قِيلَ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذُوقُوا عَذَابَ الْخُلْدِ هَلْ تُجْزَوْنَ إِلَّا بِمَا كُنْتُمْ تَكْسِبُونَ
E pastaj, u thuhet zullumqarëve: “Shijoni dënimin e përhershëm! Dhe, nuk dënoheni ndryshe, përveç ashtu si keni punuar”. (52)
Më në fund, atyre që bëjnë padrejtësi, do t’u thuhet: “Shijoni dënimin e përjetshëm!” -
Kështu do t’u thuhet zullumqarëve Ditën e Gjykimit, kur t’u jepet i plotë shpërblimi për veprat e tyre: "Shijojeni tani ndëshkimin e përjetshëm!". Ndëshkimi do të jetë i përjetshëm dhe nuk do t'u lehtësohet as për një çast të vetëm.“Mos, vallë, po dënoheni më shumë sesa e meritoni?!” -
Kjo erdhi prej mohimit të Zotit dhe të drejtës së Tij, prej mohimit të profetëve dhe shpalljeve, prej poshtërsisë e mosbindjes dhe prej shfrenimit në kalimin e kufijve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë