Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 59

قُلْ أَرَأَيْتُمْ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ لَكُمْ مِنْ رِزْقٍ فَجَعَلْتُمْ مِنْهُ حَرَامًا وَحَلَالًا قُلْ آللَّهُ أَذِنَ لَكُمْ ۖ أَمْ عَلَى اللَّهِ تَفْتَرُونَ 59 ٥٩

Thuaj: “Çka mendoni ju për ushqimin, që ua ka zbritur Perëndia, e ju prej tij keni bërë diçka të ndaluar e diçka të lejuar?” Thuaj: “A ju ka lejuar Perëndia atë, apo po ia shpifni Perëndisë?” (59)

Tefsiri
Thuaj: “A e shihni atë që Allahu e ka zbritur për ju si furnizim, ndërsa ju e konsideroni një pjesë të tij të ndaluar e një pjesë të lejuar?” -

Idhujtarët shpiknin ligje e betime të kota, përmes të cilave bënin të lejuar atë që Zoti e kishte ndaluar dhe bënin të ndaluar atë që Zoti e kishte lejuar. Duke qortuar dhe refuzuar këtë vepër të ulët dhe të dënueshme, Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “A e shihni atë që Allahu e ka zbritur për ju si furnizim, ndërsa ju e konsideroni një pjesë të tij të ndaluar e një pjesë të lejuar?” Pra, a i shihni kafshët të cilat Zoti jua bëri lejuara dhe të mira për ju? Kush është ai që trilloi dhe i bëri disa të lejuara dhe disa të ndaluara? Duke i qortuar dhe kërcënuar, i Madhëruari thotë:

Thuaj: “Vallë, Allahu ju dha leje për këtë apo ju shpifni rreth Allahut?” -

Por dihet mirë se Allahu kurrë nuk i ka lejuar ata për diçka të tillë. Prandaj kuptohet se ata kanë shpifur e trilluar gjëra, për të cilat do të japin llogari e do të mbajnë përgjegjësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë