Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 70)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 70

مَتَاعٌ فِي الدُّنْيَا ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ الْعَذَابَ الشَّدِيدَ بِمَا كَانُوا يَكْفُرُونَ 70 ٧٠

(Do të keni) kënaqësi të shkurtër në këtë botë, e pastaj do të kthehen te Ne, dhe Ne, do t’u japim të shijojnë dënimin e ashpër për shkak se kanë mohuar. (70)

Tefsiri
Thuaj: “Ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun, nuk kanë për të gjetur shpëtim. Ata do të përjetojnë një kënaqësi të paktë në jetën e kësaj bote dhe pastaj vetëm tek Ne është kthimi i tyre. Ne do t’u japim të shijojnë dënimin më të ashpër, për shkak se nuk besojnë.”. -

Ata nuk kanë për të arritur qëllimet e tyre dhe planet e tyre të zeza kurrë nuk do të realizohen. Ata thjesht do të përjetojnë njëfarë kënaqësie në shfrenimin që u ofron mohimi i Zotit dhe shkelja e kufijve të Tij, në jetën e kësaj bote. Ato kënaqësi janë shumë të pakta dhe pastaj shumë shpejt ata do të nisin të vetmuar rrugën e vështirë drejt llogarisë e ndëshkimit të përjetshëm. Tek Zoti është kthimi i tyre dhe i rëndë është ndëshkimi që i pret, për shkak të kufrit të tyre. Allahu nuk u bën asnjë padrejtësi atyre, por ata i bëjnë padrejtësi vetvetes.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë