Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 81)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 81

فَلَمَّا أَلْقَوْا قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئْتُمْ بِهِ السِّحْرُ ۖ إِنَّ اللَّهَ سَيُبْطِلُهُ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يُصْلِحُ عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ 81 ٨١

E, kur i hodhën ata, Musai tha: “Atë që e keni sjellë ju, është magji. Me të vërtetë, Perëndia do ta shkatërrojë atë. Perëndia, me siguri, nuk do ta forcojë punën e ngatërrestarëve. (81)

Tefsiri

Kur ata i hodhën, Musai u tha: “Kjo që keni sjellë është, vërtet, një magji e madhe.” Pa dyshim, Allahu do ta asgjësojë atë. -

Litarët dhe shkopinjtë që hodhën magjistarët u shfaqën si gjarpërinj që lëviznin. Atëherë Musai (a.s) tha: “Kjo është magji e vërtetë dhe shumë e madhe! Por megjithatë, Allahu i Lartësuar do ta shkatërrojë, sepse Allahu i Lartësuar nuk i jep sukses e nuk i bën vend të keqes dhe shkatërrimtarëve.” Me këtë magji, ata synonin që të luftonin dhe rrënonin të vërtetën. Ata i shpallën luftë të vërtetës dhe mbrojtësve të saj. A ka padrejtësi më të madhe se kjo?!

Allahu kurrë nuk e përkrah veprën e keqbërësve. -

Kështu do të ndodhë me çdo keqbërës e kriminel, që lufton të vërtetën. Çdo punë që kryen, çdo hile e kurth që thur kundër të vërtetës, çdo intrigë e plan ogurzi që ndërton kundër besimtarëve e të mirëve, të gjitha këto do të shkatërrohen. Edhe nëse planet dhe veprat e tyre duket sikur në ndonjë moment ecin dhe realizohen, përfundimi është i pashmangshëm: ata do të dështojnë e humbasin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë