Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 87)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 87

وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ وَأَخِيهِ أَنْ تَبَوَّآ لِقَوْمِكُمَا بِمِصْرَ بُيُوتًا وَاجْعَلُوا بُيُوتَكُمْ قِبْلَةً وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ ۗ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ 87 ٨٧

Na ia kemi shpallur Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt dhe shndërroni ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sihariqoi besimtarët!” (87)

Tefsiri

Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Gjeni vend për popullin tuaj në Egjipt!” -

Pas masave shtrënguese të ndërmarra nga Faraoni e paria e tij kundër popullit të Musait duke dashur t'i mundonin dhe largonin ata nga feja e tyre, Allahu i Madhëruar i shpalli Musait:

“Kthejini në faltore shtëpitë tuaja dhe faleni rregullisht namazin!” -

Allahu i Madhëruar i urdhëroi që të ndërtonin shtëpi për t’u fshehur dhe për t’i kthyer ato në faltore, sepse nuk mund t’i kryenin ritet në objektet e përbashkëta të kultit. Më pas i porositi: “faleni rregullisht namazin!”, sepse ai është një adhurim që të ndihmon në të gjitha çështjet.

“Përgëzoji besimtarët!” -

Përgëzoji besimtarët se Zoti do t’u japë fitoren dhe pushtetin në tokë! Ai do t'u mundësojë që ta shfaqin haptazi fenë e tyre. Të jeni të bindur se, pas vështirësisë, vjen lehtësimi. Në fakt, lehtësimi vjen së bashku me vështirësinë. Dhe, vërtet, pasi çështja u ngushtua dhe sprova u ashpërsua, Allahu i Madhëruar solli çlirimin e lehtësimin. Në këtë kohë, kur Musai pa ashpërsinë dhe tiraninë e ushtruar nga Faraoni dhe ndjekësit e tij, i mallkoi dhe u lut kundër tyre, ndërsa Haruni bëri ‘amin’ për lutjen e Musait.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë