Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ بِالَّتِي تُقَرِّبُكُمْ عِنْدَنَا زُلْفَىٰ إِلَّا مَنْ آمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ لَهُمْ جَزَاءُ الضِّعْفِ بِمَا عَمِلُوا وَهُمْ فِي الْغُرُفَاتِ آمِنُونَ
As pasuria juaj, as fëmijët tuaj, nuk janë ata që do t’ju afrojnë në pozitë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira. Për ta shpërblimi është i shumëfishtë, për atë që kanë punuar, dhe ata do të jenë të sigurtë në dhomat e larta të xhennetit. (37)
Nuk janë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj që mund t'ju afrojnë te Ne. -
Nuk janë pasuritë dhe fëmijët ata që ju afrojnë tek Zoti dhe ju bëjnë të fitoni kënaqësinë e Tij. Ai që ju afron tek Zoti është besimi tek mesazhi që sollën profetët dhe veprat e mira sipas këtij imani. Këta janë ata të cilëve do t'u shumëfishohet shpërblimi dhjetëfish, shtatëqindfish e shumë më tepër, aq sa vetëm Zoti e di. Për këta, Zoti thotë:Afër Nesh janë vetëm ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira.”. Këta janë ata që do të shpërblehen shumëfish për veprat e tyre dhe ata janë në banesa të larta, të sigurt(e të shpëtuar)nga çdo e keqe. -
Ata do të jenë në shtëpitë dhe vendbanimet e larta dhe shumë të mrekullueshme. Ata do të jetojnë në to të qetë e të kënaqur, të sigurt nga çdo vështirësi e vuajtje apo lodhje e pakënaqësi, gjëra të cilat gjithmonë e shoqërojnë njeriun në jetën e dynjasë. Ata do të jenë të lumtur mes kënaqësive dhe mirësive, që sjellin vetëm lumturi e gëzim. Ata janë të sigurt se kurrë nuk do të largohen nga ato mirësi dhe ajo jetë e këndshme, se kurrë nuk do ta provojnë trishtimin, dëshpërimin e vuajtjen, as vdekjen, gjumin dhe sëmundjen, as plakjen e lodhjen apo vështirësitë e mundimet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë