Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ مُوسَىٰ رَبَّنَا إِنَّكَ آتَيْتَ فِرْعَوْنَ وَمَلَأَهُ زِينَةً وَأَمْوَالًا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا رَبَّنَا لِيُضِلُّوا عَنْ سَبِيلِكَ ۖ رَبَّنَا اطْمِسْ عَلَىٰ أَمْوَالِهِمْ وَاشْدُدْ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُوا حَتَّىٰ يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ
Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre, se ata nuk besojnë, përderisa të shijojnë dënimin e dhëmbshëm!” (88)
“O Zoti ynë! Zhduke pasurinë e tyre dhe vulosi zemrat e tyre që të mos besojnë derisa ta ndiejnë dënimin e dhembshëm!”
- Zhduki pasuritë e tyre duke ua shkatërruar ose duke ua shndërruar ato në gurë, që të mos kenë më asnjë dobi prej tyre. Lutja tjetër e Musait kundër tyre ishte: “...vulosi zemrat e tyre që të mos besojnë derisa ta ndiejnë dënimin e dhembshëm!” Pra, ashpërsoji zemrat e tyre, në mënyrë që të mos besojnë më, derisa të shohin ndëshkimin e Zotit. Musai (a.s) e bëri këtë lutje nga zemërimi i madh ndaj tyre dhe për shkak të diturisë së tij të plotë rreth Zotit dhe faktit se Ai do t'i ndëshkonte ata për krimet e tyre të pashembullta duke ua mbyllur portën e besimit dhe të kthimit tek Ai.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë