Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِنَّ يَأْجُوجَ وَمَأْجُوجَ مُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ فَهَلْ نَجْعَلُ لَكَ خَرْجًا عَلَىٰ أَنْ تَجْعَلَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمْ سَدًّا
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, - me të vërtetë, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë (popuj) ngatërrestarë në Tokë. A don të të japim dhuratë që të ndërtosh pendën në mes nesh dhe atyre?” (94)
Ata i thanë: “O Dhulkarnejn! Jexhuxhët dhe maxhuxhët po sjellin shkatërrime në tokë.” -
Ata vrasin, grabisin dhe terrorizojnë njerëzit.“A pranon që të të paguajmë dhe të na ngresh një mur mes nesh dhe atyre?” -
A pranon të të paguajmë, që të ndërtosh një barrierë mes nesh dhe atyre? Kjo tregon se ata nuk ishin në gjendje që ta ndërtonin vetë, prandaj i ofruan shpërblim Dhulkarnejnit, që ta kryente ai. Ata i përmendën edhe shkakun për këtë kërkesë të tyre: shkatërrimi që ata popuj keqbërës përhapnin në tokë. Por Dhulkarnejni nuk ishte nga ata që kërkonin shpërblime materiale. Sidoqoftë, ai nuk mund të hiqte dorë nga kujdesi për njerëzit e pambrojtur, prandaj e pranoi t’i ndihmonte. Ai nuk mori asnjë shpërblim për atë punë jashtëzakonisht të vështirë, por falënderoi dhe lëvdoi Zotin për forcën dhe mundësitë që i kishte dhuruar:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë