Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ مِنْ أَنْبَاءِ الْقُرَىٰ نَقُصُّهُ عَلَيْكَ ۖ مِنْهَا قَائِمٌ وَحَصِيدٌ
Këto janë lajmet për vendbanimet që po t’i tregojmë Na ty (o Muhammed!). Disa prej tyre ende ekzistojnë, e disa janë rrënuar. (100)
Këto që të rrëfyem janë disa nga historitë e atyre vendeve. -
Këto që Ne po të tregojmë janë disa nga ngjarjet e atyre vendeve. Këto po t’i tregojmë me qëllim që ti, nëpërmjet tyre, të qortosh dhe këshillosh njerëzit. Ato le të shërbejnë si argumente të qarta për vërtetësinë e Shpalljes dhe për sinqeritetin tënd si profet i zgjedhur nga Allahu i Lartësuar. Këto ngjarje do të shërbejnë si mësim, këshillë, qortim dhe përkujtim në mënyrë të veçantë për besimtarët, të cilët pasojnë me besnikëri rrugën tënde.Disa prej tyre ekzistojnë ende e disa janë shkatërruar. -
Disa prej atyre vendbanimeve kanë mbetur. Në to gjen gjurmë për ekzistencën e atyre popujve. Po ashtu, ka vendbanime që janë shkatërruar dhe janë zhdukur tërësisht, pa u mbetur më asnjë gjurmë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë