Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 90)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 90

وَجَاوَزْنَا بِبَنِي إِسْرَائِيلَ الْبَحْرَ فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ وَجُنُودُهُ بَغْيًا وَعَدْوًا ۖ حَتَّىٰ إِذَا أَدْرَكَهُ الْغَرَقُ قَالَ آمَنْتُ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا الَّذِي آمَنَتْ بِهِ بَنُو إِسْرَائِيلَ وَأَنَا مِنَ الْمُسْلِمِينَ 90 ٩٠

Na i bartëm Israelitët përtej deit, e ata i ndoqi Faraoni dhe ushtria e tij nga e keqja dhe armiqësia. E kur e arriti ate (Faraonin) mbytja (në det), tha: “Besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë të bijtë e Israelit dhe unë jam musliman”. (90)

Tefsiri
Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas, të mbushur me mizori dhe armiqësi kundër tyre. -

Kur Musai me popullin e tij mbërritën në bregdet, Allahu i Madhëruar e urdhëroi atë që të godiste detin me shkopin e vet. Ashtu veproi dhe deti u nda në 12 shtigje, nëpër të cilat kaluan bijtë e Izraelit. Menjëherë pas tyre hynë dhe ushtria e Faraonit. Pasi populli i Musait doli tërësisht nga deti, ndërsa ushtria e Faraonit gjendej ende brenda në të, Allahu i Madhëruar urdhëroi detin ta përpinte me dallgët e tij Faraonin dhe ushtrinë e tij. Bijtë e Izraelit e panë me sytë e tyre ushtrinë e armikut të tyre që mbytej. Në kohën kur uji po i afrohej Faraonit dhe shkatërrimi i tij ishte afër, ai tha:

Por kur ai po mbytej, tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij të Cilit i besojnë bijtë e Izraelit. Edhe unë jam nga muslimanët.” -

Kështu, Faraoni dëshmoi se po e besonte Allahun si të vetmin që meriton të adhurohet, dhe askush tjetër. Pastaj tha: “...edhe unë jam nga muslimanët!” Pra, edhe unë do të jem si ata që binden e dorëzohen për të jetuar sipas fesë së Zotit dhe sipas Shpalljes që përcolli Musai.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë