Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَآمَنَ مَنْ فِي الْأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا ۚ أَفَأَنْتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّىٰ يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ
Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjitha ata – që gjenden në tokë. E, përse atëherë ti t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë!? (99)
Sikur të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. -
Allahu është i plotfuqishëm që t'u inspirojë imanin dhe t'i bëjë të gjithë zemrat e njerëzve të denja për devotshmërinë. Por urtësia e Tij e kërkon që t'i lërë të lirë të zgjedhin, dhe kështu disa besojnë ose bëjnë durim derisa gjejnë besimin, ndërsa të tjerë nuk e meritojnë besimin dhe zgjedhin mohimin. Asnjë krijesë nuk mund ta detyrojë njeriun për të qenë besimtar. I Lartësuari thotë:Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? -
Kjo është jashtë mundësive të tua dhe të çdo krijese tjetër. Askush, veç Allahut, nuk ka mundësi për diçka të tillë. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë