Sureja Et-Tekasur (Garë për Pasuri — التكاثر) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




102 Et-Tekasur(التكاثر), Ajet 6

لَتَرَوُنَّ الْجَحِيمَ 6 ٦

Ju do ta shihni skëterrën! (6)

Tefsiri

Keni për ta parë Xhehenemin. Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të. -

Kuptimi: Është absolutisht e sigurt që ju do ta përjetoni Kijametin dhe do ta shihni Zjarrin e ndezur fort, të cilën Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për qafirët. Ju do ta shihni Zjarrin me sytë tuaj dhe atëherë nuk do të keni asnjë dyshim për ndëshkimin që i pret jobesimtarët. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” [Kehf 53].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë