Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ
(Perëndia e zhduku ushtrinë e elefantëve) për t’i qetësuar Kurejshët, (1)
Për hir të sigurisë së kurejshëve
(në Mekë). Dhe për hir sigurisë
(të dhuruar nga Zoti)gjatë udhëtimeve të tyre
(për tregëti), në dimër dhe në verë.” -
Shumë komentues të Kur'anit janë të mendimit se këto ajete duhen shikuar si vazhdim i sures para saj. Kështu, kuptimi i tyre është: Ne vepruam ashtu me ushtrinë e Elefantit pikërisht për hir të kurejshëve, për hir të plotësimit të interesave të tyre. Për të siguruar udhëtimet e tyre tregtare gjatë dimrit drejt Jemenit dhe, gjatë verës, drejt Shamit, Allahu i Lartësuar i ndëshkoi ata që synonin t’i shkatërronin. Në këtë mënyrë, i Madhëruari e ngriti lart ndër popujt arabë vlerën dhe rëndësinë e Qabes dhe të banorëve që kujdeseshin për të. Ata ishin shumë të nderuar dhe të respektuar nga njerëzit, saqë askush nuk i trazonte, në çdo udhëtim që ndërmerrnin. Për këtë arsye, i Lartësuari i urdhëron që të jenë mirënjohës ndaj Tij, duke u thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë