Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا أَنْتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ
e as ju nuk do ta adhuroni Atë që po e adhuroj unë; (3)
“As ju nuk adhuroni Atë që unë e adhuroj.” -
Kuptimi: Ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj, sepse veprave tuaja u mungon sinqeriteti. Ato pak vepra që ju kryeni dhe që janë të përziera me idhujtari nuk meritojnë të quhen adhurime, dhe si të tilla nuk janë të pranueshme nga Allahu i Lartësuar. Që një vepër të jetë e pranuar si “adhurim” tek Allahu, ajo duhet të plotësojë dy kushte: të jetë e sinqertë vetëm për Allahun, larg çdo lloj shirk-u, dhe të jetë sipas porosive të Allahut të Lartësuar dhe traditës së Profetit të Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë