Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَٰكِنْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ۖ فَمَا أَغْنَتْ عَنْهُمْ آلِهَتُهُمُ الَّتِي يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ لَمَّا جَاءَ أَمْرُ رَبِّكَ ۖ وَمَا زَادُوهُمْ غَيْرَ تَتْبِيبٍ
Na nuk i kemi bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum. E, nuk u ndihmuan atyre hyjnitë, të cilëve ata iu luteshin, pos Perëndisë, asgjë – kur erdhi urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Dhe, nuk iu shtuan (hyjnitë) atyre kurrgjë tjetër, përpos humbjen. (101)
Ne nuk u bëmë atyre asnjë padrejtësi; por ishin ata që i bënë padrejtësi vetes. -
Ndëshkimi nuk ishte padrejtësi ndaj tyre, por ishin ata që i bënë padrejtësi vetes përmes idhujtarisë dhe mohimit të Zotit të Madhëruar, duke treguar mendjemadhësi ndaj Shpalljes së Tij.Kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u erdhën aspak në ndihmë zotat e tyre, të cilëve u luteshin veç Allahut. -
Kështu ndodh me të gjithë ata që i drejtohen për ndihmë dikujt tjetër, veç Allahut të Lartësuar, me adhurime dhe përunjësi. Kur zbret ndëshkimi i Allahut të Madhëruar, atyre nuk u bën asnjë lloj dobie adhurimi që iu përkushtojnë idhujve. Madje, Allahu i Lartësuar thotë:Ata nuk u shtuan asgjë tjetër, përveç shkatërrimit. -
Idhujtaria veçse u shton ndëshkimin, shkatërrimin, dëshpërimin dhe vuajtjen. Kjo, sigurisht, është e kundërta e asaj që ata shpresojnë me lutjet e blatimet e shumta që u drejtojnë idhujve të tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë