Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنَّ كُلًّا لَمَّا لَيُوَفِّيَنَّهُمْ رَبُّكَ أَعْمَالَهُمْ ۚ إِنَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Me të vërtetë, çdonjërit prej tyre, Zoti yt do t’ia plotësojë pagimin për veprat e tyre. Se, Ai, me të vërtetë, është i njoftuar për atë që punojnë ata. (111)
Nuk ka dyshim se, çdonjërit prej tyre, Zoti yt do t’ia japë të plotë shpërblimin për veprat e veta. -
Allahu i Lartësuar ka për t’i gjykuar me drejtësi dhe urtësi Ditën e Gjykimit dhe gjithësecilin do ta shpërblejë sipas veprave që ka kryer. Më tej, i Lartësuari thotë:Ai di gjithçka që bëjnë ata. -
Për gjithçka që ata kanë bërë, qoftë punë të mira apo të këqija, Allahu është Habir - i Gjithëditur. Asgjë nuk i fshihet Allahut, sado të vogla dhe të imta, të dukshme apo të padukshme qofshin punët e tyre. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i tregon Profetit (a.s)shkakun që i bëri bashkësitë e mëparshme të përçaheshin. Ky shkak ishte mospërqendrimi me besnikëri në rrugën e drejtë, sipas Shpalljes që u dhuroi Allahu i Madhëruar. Për këtë arsye, Ai e urdhëron më pas profetin Muhamed (a.s)dhe të gjithë besimtarët që e ndjekin, që të përqendrohen në fenë e drejtë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë