Sureja Hud (هود) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 18

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا ۚ أُولَٰئِكَ يُعْرَضُونَ عَلَىٰ رَبِّهِمْ وَيَقُولُ الْأَشْهَادُ هَٰؤُلَاءِ الَّذِينَ كَذَبُوا عَلَىٰ رَبِّهِمْ ۚ أَلَا لَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الظَّالِمِينَ 18 ١٨

Kush është zullumqarë më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë? Këta do të sillen para Zotit të tyre, e dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer për Zotin e tyre. E, mallkimi i Perëndisë qoftë mbi zullumqarët, (18)

Tefsiri

E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut? -

Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka më të padrejtë se ata që thurin gënjeshtra lidhur me Zotin, si për shembull, ata që thonë se Zoti ka partner apo që e përshkruajnë Zotin jo si i takon madhështisë dhe lartësisë së Tij, ose që sjellin lajme dhe histori që Ai kurrë nuk i ka thënë. Këtu hyjnë edhe ata që pretendojnë se janë profetë të cilëve u shpallet e frymëzohen nga Zoti, por në të vërtetë janë mashtrues e trillues, etj. Këta janë njerëzit më zullumqarë. Për këta i Madhëruari thotë:

Këta do të sillen para Zotit të tyre... -

Ata do të dalin para Zotit të tyre për t'i “shpërblyer” për padrejtësitë e tyre. Kur Zoti të gjykojë që ata të dënohen me ndëshkimin më të rëndë, të gjithë ata që kanë dëshmuar mohimin dhe shpifjet e tyre do të thonë:

...dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët!" -

Do dëshmojnë se si ata shpifën gënjeshtra për Zotin e tyre dhe e refuzuan të vërtetën e Tij. Për këtë arsye, ata e meritojnë një mallkim, që kurrë nuk do të përfundojë apo t’u lehtësohet. Ky është ‘shpërblimi’ për ta, sepse edhe padrejtësia ishte cilësi e pandashme e tyre. Pastaj i Lartësuari e përshkruan më hollësisht padrejtësinë e tyre:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë