Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أُولَٰئِكَ لَمْ يَكُونُوا مُعْجِزِينَ فِي الْأَرْضِ وَمَا كَانَ لَهُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ أَوْلِيَاءَ ۘ يُضَاعَفُ لَهُمُ الْعَذَابُ ۚ مَا كَانُوا يَسْتَطِيعُونَ السَّمْعَ وَمَا كَانُوا يُبْصِرُونَ
Të tillët nuk do të mund t’i ikin Perëndisë (nga dënimi) në Tokë, e këta as që kanë ndonjë mbrojtës, përveç Perëndisë. Atyre do t’u shumëfishohet dënimi, meqë nuk dëshironin as të dëgjojnë, as të shihnin, (20)
Ata nuk mund t'i shpëtojnë
(dënimit të Allahut)në tokë... -
Ata nuk mund t'i shpëtojnë Allahut assesi, sepse janë brenda pushtetit dhe sundimit të Tij. E kush mund të dalë jashtë pushtetit dhe dijes së Allahut të Madhëruar?!...dhe nuk mund të gjejnë asnjë mbështetës tjetër veç Allahut. -
Ata nuk mund të gjejnë ndonjë ndihmëtar për t'u larguar ndëshkimin dhe për t'u dhënë atë që e dëshirojnë. Atyre do t’u ndërpritet çdo lloj lidhjeje dhe dëshpërimi do t'i mbulojë përfundimisht.Atyre do t'u shumëfishohet dënimi,... -
Atyre vetëm u shtohet ndëshkimi, sepse ata kanë devijuar vetveten dhe kanë humbur të tjerët. Cilësia e tyre dalluese është:...sepse ata nuk dëgjojnë
(të vërtetën)dhe nuk shohin
(argumentat). - Për shkak të urrejtjes dhe armiqësisë ndaj të vërtetës, ata nuk kanë durim të dëgjojnë ajetet e Allahut. Por, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: "Po çfarë kanë ata që i largohen këshillës? Ata janë si gomarë të egër të trembur, që vrapojnë prej luanit. Secili prej tyre dëshiron t’i jepet një libër i posaçëm. Jo! Ata nuk i frikësohen Botës Tjetër. Kjo është, pa dyshim, një këshillë e vyer, Nga e cila përfiton kush dëshiron. Por ata mund të mësojnë prej saj, vetëm nëse do Allahu. Vetëm Ai e meriton që t’i ruhesh dhe që të jetë Falës i gjynaheve!" [Mudethir 49 - 56]. Ata nuk mund t’i shohin faktet në mënyrë të tillë që t’i bëjnë të kuptojnë e të meditojnë. Ata janë ashtu sikurse thotë i Madhëruari: të shurdhët, memecë dhe të verbër, të cilët nuk logjikojnë. Allahu i Madhëruar thotë përsëri për ta:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë