Sureja Hud (هود) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 23

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَأَخْبَتُوا إِلَىٰ رَبِّهِمْ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 23 ٢٣

Me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira dhe përulen te Zoti i tyre, këta janë banorë të xhennetit, në të cilin do të qëndojnë përherë. (23)

Tefsiri

Ata të cilët besojnë, bëjnë vepra të mira dhe i përulen Zotit të tyre... -

Allahu i Madhëruar i përshkruan këta fatlumë me disa cilësi. Së pari, ata besojnë me zemrat e tyre, duke pohuar e pranuar çdo gjë që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar, qofshin parime themelore të fesë, rregulla apo ligje të saj. Së dyti, ata bëjnë punë të mira, qofshin këto me zemër, fjalë apo gjymtyrë. Së treti, i frikësohen Zotit duke iu nënshtruar me bindje e përkushtim, por edhe me pendim të sinqertë e kthim tek Ai. Ata kthehen vazhdimisht tek Allahu, plot dashuri për Të, plot shpresë për shpërblimin e Tij dhe, sigurisht, me frikë e drojë nga ndëshkimi i Tij.

...- ata do të jenë banorë të Xhenetit përjetë. -

Ata që janë stolisur me të tilla cilësi do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është premtimi i Bujarit të Gjithëmëshirshëm, sepse ata nuk lënë asnjë të mirë pa e bërë, për ta arritur këtë shpërblim dhe nuk lënë shteg devotshmërie pa garuar në të.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë