Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا يَنْفَعُكُمْ نُصْحِي إِنْ أَرَدْتُ أَنْ أَنْصَحَ لَكُمْ إِنْ كَانَ اللَّهُ يُرِيدُ أَنْ يُغْوِيَكُمْ ۚ هُوَ رَبُّكُمْ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
Këshilla ime, nuk do t’ju bëjë dobi, edhe sikur të doja t’ju këshillojë – nëse Perëndia don t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”. (34)
“Këshilla ime nuk ka për t'ju bërë dobi, edhe pse dua shumë t’ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t’ju lërë në humbje.” -
Kuptojeni mirë se udhëzimi është tërësisht në dorën e Allahut. Nëse Ai, për shkak të refuzimit tuaj të padrejtë të së vërtetës, dëshiron t'ju lërë në humbje, përpjekjet e mia për t'ju këshilluar e qortuar nuk kanë për të sjellë ndonjë dobi. Edhe sikur të përdorja format më të fuqishme të këshillës, - që në fakt ai e bëri, - kjo nuk do t'ju sillte asnjë dobi. Dijeni, o të mjerë, se:“Ai është Zoti juaj dhe vetëm tek Ai ju do të ktheheni.” -
Ai është Krijuesi juaj dhe vepron me ju ashtu si dëshiron, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Asnjëherë mos e harroni se ju do të ktheheni tek Ai, i Cili do t'ju shpërblejë sipas veprave tuaja. Prandaj nxitoni të pranoni ftesën e Zotit dhe të jetoni sipas saj, para se të jetë shumë vonë!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë