Sureja Hud (هود) (Ajet 40)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 40

حَتَّىٰ إِذَا جَاءَ أَمْرُنَا وَفَارَ التَّنُّورُ قُلْنَا احْمِلْ فِيهَا مِنْ كُلٍّ زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَنْ سَبَقَ عَلَيْهِ الْقَوْلُ وَمَنْ آمَنَ ۚ وَمَا آمَنَ مَعَهُ إِلَّا قَلِيلٌ 40 ٤٠

Dhe, kur arriti urdhëri Ynë, e uji ng asipërfaqja e tokës nisi të gufojë. Ne thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përveç atyre që ka qenë fjala (e dënimit) për ta, - dhe besimtarët!” E pak ka pasur të atillë, që kanë besuar me të. (40)

Tefsiri

Kur erdhi urdhri Ynë dhe burrimet e tokës gufuan,... -

Kur afroi caktimi i Zotit për të ndëshkuar atë popull, uji nisi të vërshonte nga çdo anë, nga qielli, nga toka, madje edhe furrat, të cilat normalisht janë plot zjarr, pra, edhe prej tyre shpërtheu ujë. Kështu vazhdoi, derisa uji arriti atë nivel që ishte caktuar. Kur u afrua çasti i ndëshkimit, Allahu i Madhëruar i tha Nuhut

“Ngarko në të nga një çift

(mashkull e femër)

prej çdo krijese,...” -

Ai e urdhëroi që nga çdo lloj kafshe e krijese të merrte nga një çift: një mashkull e një femër, në mënyrë që të ruhej lloji i tyre. Ndërsa të tjerat u lanë jashtë, sepse në anije nuk kishte vend të mjaftueshëm.

“...familjen tënde, - përveç atyre për të cilët është dhënë vendimi i ndëshkimit, -...” -

Nuhu u urdhërua që të merrte në anije edhe familjen e tij, pëveç atyre që nuk e besuan, siç ishte djali i tij, i cili u mbyt bashkë me të gjithë mohuesit e tjerë.

“...dhe besimtarët.” Por vetëm pak besuan në të. -

Profeti Nuh u urdhërua që të fuste në anije edhe të gjithë ata që e besuan, që, në fakt, ishin shumë pak.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë