Sureja Hud (هود) (Ajet 43)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 43

قَالَ سَآوِي إِلَىٰ جَبَلٍ يَعْصِمُنِي مِنَ الْمَاءِ ۚ قَالَ لَا عَاصِمَ الْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ اللَّهِ إِلَّا مَنْ رَحِمَ ۚ وَحَالَ بَيْنَهُمَا الْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ الْمُغْرَقِينَ 43 ٤٣

(I biri) tha: “Unë do të strehohem në bjeshkën, e cila do të më ruajë nga uji”, (e Nuhu) tha: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Perëndisë, përveç atë që e mëshiron Ai!” E, një valë në mes tyre i ndau dhe ai (i biri) – u fundos. (43)

Tefsiri

“Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji.” -

Unë do të ngjitem në mal, dhe kështu do të shpëtoj nga mbytja. Atëherë Nuhu i thotë:

Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë

(ndonjë)

prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar...” -

Asgjë nuk mund të të shpëtojë sot prej përmbytjes, çfarëdo qoftë e kudo qoftë. Asnjë shans shpëtimi nuk ekziston sot, veç mundësisë së vendosur nga Allahu i Madhëruar: “...përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.”

Ndërkaq, dallga hyri mes tyre e djali qe nga ata që u mbytën. -

Pasi i Madhëruari i përmbyti mohuesit dhe shpëtoi Nuhun dhe të gjithë që ndodheshin në anije, atëherë urdhëroi ujin që të tërhiqej.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë