Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ يَا نُوحُ إِنَّهُ لَيْسَ مِنْ أَهْلِكَ ۖ إِنَّهُ عَمَلٌ غَيْرُ صَالِحٍ ۖ فَلَا تَسْأَلْنِ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۖ إِنِّي أَعِظُكَ أَنْ تَكُونَ مِنَ الْجَاهِلِينَ
(Perëndia) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe (që nuk ka ardhur me ty). Mos më pyet për atë që nuk e di ti. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga ata që nuk dinë”. (46)
tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, sepse ai ishte, vërtet një punëkeq.” -
Ai nuk është pjesë e familjes tënde, për të cilën të premtova që do ta shpëtoj. Familja që të premtova se do ta shpëtoj dhe të urdhërova që t'i hipësh në anije janë vetëm pjesëtarët besimtarë.“Prandaj ti mos më kërko Mua diçka, për të cilën nuk ke dijeni!” -
Lutja për të shpëtuar një mohues, një njeri që nuk beson Allahun dhe Profetin e Tij, është një vepër jo e mirë. Kështu, mos m’u lut për diçka së cilës nuk ia di pasojat dhe në është e mirë apo jo!“Unë të këshilloj, që të mos bëhesh si të paditurit.” -
Unë të jap këshillën e mrekullueshme, në mënyrë që të bëhesh i përkryer dhe të jesh i ruajtur nga cilësitë e injorantëve. Atëherë, Nuhu (a.s.) u pendua shumë për atë që bëri dhe tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë