Sureja Hud (هود) (Ajet 52)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 52

وَيَا قَوْمِ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُرْسِلِ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَارًا وَيَزِدْكُمْ قُوَّةً إِلَىٰ قُوَّتِكُمْ وَلَا تَتَوَلَّوْا مُجْرِمِينَ 52 ٥٢

O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai, e Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqinë mbi fuqinë tuaj, dhe mos u shmangëni si mëkatarë! (52)

Tefsiri

“O populli im! Kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar!” -

Kërkoni falje për idhujtarinë e gjynahet e kaluara, dhe pastaj pendohuni vazhdimisht për çdo gjynah e mangësi në të ardhmen. Gjithmonë të jeni të kthyer te Zoti juaj, me pendim të sinqertë dhe me bindje. Nëse ju e bëni këtë, atëherë Allahu i Madhëruar thotë:

“Ai do t’ju lëshojë shi me bollëk...” -

Nëpërmjet shirave të bollshëm, toka do të lulëzohet dhe begatohet. Kështu, ju do të lumturoheni me mirësitë e shumta të dhuruara nga Ai. Veç kësaj:

“...do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj...” -

Adët ishin nga popujt më të fuqishëm që Zoti ka krijuar ndonjëherë, aq sa thoshin: "E kush është më i fuqishëm se ne?!" Prandaj Allahu i Madhëruar u premtoi që, nëse besonin dhe ktheheshin të penduar e të bindur, Ai do t’ua shtonte edhe më shumë forcën e tyre.

“...ndaj mos refuzoni e mos u bëni zullumqarë!” -

Mos i ktheni shpinën kësaj ftese bujare të Zotit, Krijuesit tuaj! Mos u bëni bisht porosive të Tij! Mos tregoni kryeneçësi ndaj adhurimit të Allahut! Mos tregoni guxim të paturpshëm që të shkelni kufijtë e Tij! Duke refuzuar ftesën e Profetit të tyre, ata thanë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë