Sureja Esh-Shems (Dielli — الشمس) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




91 Esh-Shems(الشمس), Ajet 13

فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ نَاقَةَ اللَّهِ وَسُقْيَاهَا 13 ١٣

i dërguari i Perëndisë (Salihu), ju tha atyre: “Lëreni deven e Perëndisë dhe kujdesuni për kohën kur duhet të pijë ajo!” (13)

Tefsiri

...Ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë!”. -

Ata ranë dakord ta shkelnin porosinë e Profetit Salih, edhe pse ai i kërcënoi që të mos e trazonin Devenë, të cilën Zoti e kishte sjellë si shenjë për vërtetësinë e Profetit të Tij. Përveç se një shenjë e madhe nga Zoti, Deveja ishte edhe begati, sepse ata përfitonin prej qumështit të saj. Kështu, ata nuk duhej ta shpërfillnin mirësinë e Zotit, sepse përndryshe do të ndëshkoheshin ashpër. Por me gjithë kërcënimin e bërë, ata e shkelën porosinë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë