Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَا قَوْمِ هَٰذِهِ نَاقَةُ اللَّهِ لَكُمْ آيَةً فَذَرُوهَا تَأْكُلْ فِي أَرْضِ اللَّهِ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابٌ قَرِيبٌ
O populli im! Kjo është devja e Perëndisë – mrekulli për ju, e lënie të kullosë në tokën e Perëndisë, dhe mos i bëni ndonjë të keqe asaj, se ju godet ndëshkimi i afërt”. (64)
“O populli im! Kjo është Deveja e Allahut dhe ajo është një shenjë e qartë për ju.” -
Sipas urdhrit, kjo deve duhet të pinte e vetme në pusin e ujit një ditë, ndërsa njerëzit mund të pinin në atë pus ditën tjetër. Gjithashtu, gjatë ditës kur pinte ujë deveja, ata mund të pinin qumështin e saj. Ata duhet ta linin devenë të ushqehej vetë në tokën e Allahut. Kështu, njerëzit nuk e kishin detyrë ta ushqenin dhe të kujdeseshin për të. Thjesht, mjaftonte të mos i bënin keq e ta dëmtonin:“Lëreni atë të ushqehet në tokën e Allahut e mos i bëni ndonjë të keqe, sepse ashtu do t’ju kapë dënimi menjëherë!” -
Mos e lëndoni këtë deve, se përndryshe do të meritoni ndëshkimin e përshpejtuar të Zotit. Megjithatë, ata e shpërfillën këtë kërcënim të Zotit të Madhëruar:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë