Sureja Hud (هود) (Ajet 66)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 66

فَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا صَالِحًا وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِنَّا وَمِنْ خِزْيِ يَوْمِئِذٍ ۗ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ الْقَوِيُّ الْعَزِيزُ 66 ٦٦

E, kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), Na e shpëtuam Salihun bashkë me besimtarët e tij – me mëshirën Tonë, dhe (i shpëtuam ata) nga poshtërimi i asaj dite. Me të vërtetë, Zoti yt është i fortë dhe i Plotëfuqishëm; (66)

Tefsiri

Kur erdhi urdhri Ynë

(për ndëshkim)

, me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Salihun dhe ata që besuan nga poshtërimi i asaj dite. -

Kur zbriti caktimi Ynë për ndëshkim, Ne shpëtuam Profetin dhe besimtarët. Me mëshirën Tonë, Ne i ruajtëm ata nga ndëshkimi, poshtërimi e turpi i asaj dite të frikshme.

Zoti yt - Ai është i Fuqishmi, Ngadhënjimtari. -

Tregues i fuqisë dhe krenarisë së Allahut është edhe shkatërrimi i popujve të shfrenuar, që shkelën kufijtë, por edhe shpëtimi i profetëve dhe pasuesve të tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë