Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
كَأَنْ لَمْ يَغْنَوْا فِيهَا ۗ أَلَا إِنَّ ثَمُودَ كَفَرُوا رَبَّهُمْ ۗ أَلَا بُعْدًا لِثَمُودَ
thuajse, nuk kanë ekzistuar kurrë në të. Me të vërtetë, Themudi mohuan Zotin e tyre. Qe pra, le të jetë larg (nga mëshira e Zotit) Themudi! (68)
...Sikur të mos kishin jetuar kurrë në to. -
Pas ndëshkimit, ata dukeshin sikur nuk kishin ekzistuar fare në ato fortesa që kishin ngritur. A thua se nuk kishin përjetuar në ato vendbanime asnjë kënaqësi dhe lumturi dhe kurrë nuk kishin jetuar në prehje e paqe. Mirësia i braktisi ata tërësisht, për të mbetur të harruar e të poshtëruar në ndëshkimin e përjetshëm. Në fakt, ata dukeshin sikur kishin qenë përjetësisht të ndëshkuar.Themudët e mohuan Zotin e tyre. Qofshin të larguar
(nga mëshira e Allahut)Themudët! -
Ata nuk pranuan të besonin dhe jetonin sipas besimit të drejtë, edhe pse u erdhën argumente të shumta, që provonin të vërtetën e Zotit. Për këtë arsye, ata e merituan mallkimin për të qenë larg mëshirës së Zotit. Sa popull i mjerë dhe i poshtëruar! Allahut i kërkojmë mbrojtje dhe strehim, që të na ruajë nga ndëshkimi dhe poshtërimi në dynja e në ahiret.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë