Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا رَأَىٰ أَيْدِيَهُمْ لَا تَصِلُ إِلَيْهِ نَكِرَهُمْ وَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً ۚ قَالُوا لَا تَخَفْ إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَىٰ قَوْمِ لُوطٍ
Kur pa (Ibrahimi) se duart e tyre nuk po e përkasin atë (viçin), nuk u pëlqeu (ky ngurrim i tyre ndaj ushqimit) dhe ndjeu frikë nga ata. (Engjëjt) thanë: “Mos u friko, na jemi dërguar te populli i Lutit”. (70)
Kur pa se duart e tyre nuk po e preknin mishin, iu dukën të pazakontë dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre. -
Kur pa që ata nuk po e preknin ushqimin e përgatitur në nder të tyre, Ibrahimi (a.s.) u druajt se mos ata kishin ardhur për t'i bërë keq. E gjitha kjo ndodhi para prezantimit me ta dhe misionin e tyre.Ata i thanë: “Mos ki frikë, ne jemi të dërguar për te populli i Lutit.” -
Mos u shqetëso, se ne jemi dërguar nga Zoti me misionin e shkatërrimit të popullit të Lutit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë