Sureja Hud (هود) (Ajet 74)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 74

فَلَمَّا ذَهَبَ عَنْ إِبْرَاهِيمَ الرَّوْعُ وَجَاءَتْهُ الْبُشْرَىٰ يُجَادِلُنَا فِي قَوْمِ لُوطٍ 74 ٧٤

Pasi që i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, (nisi) të diskutojë me të dërguarit Tonë, për popullin e Lutit. (74)

Tefsiri

Pasi Ibrahimit i kaloi ajo ndjenja e frikës dhe pasi mori lajmin e mirë, ai diskutoi me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit. -

Pasi u largua frika e momentit të parë, kur miqtë nuk hëngrën ushqimin, dhe pasi erdhi përgëzimi për djalin, Ibrahimi (a.s.) filloi të fliste me të dërguarit në lidhje me popullin e Lutit dhe ndëshkimin e tyre. Duke dashur të mos kryhej ky ndëshkim, ai u tha melekëve: “Por, aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, që do të mbetet me të zhdukurit”." [Ankebut 32].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë