Sureja Hud (هود) (Ajet 85)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 85

وَيَا قَوْمِ أَوْفُوا الْمِكْيَالَ وَالْمِيزَانَ بِالْقِسْطِ ۖ وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ 85 ٨٥

O populli im, plotësoni matjen në litër dhe kandar – me të drejtë dhe mos ua cungoni njerëzve gjërat e tyre! Dhe mos bëni ngatërresa në Tokë! (85)

Tefsiri

“O populli im! Masni e peshoni saktë, mos ua cenoni njerëzve hakun që u takon”...” -

Ashtu sikurse dëshironi që njerëzit t'ju japin hakun, ashtu edhe ju jepuni hakun të tjerëve. Mos abuzoni me të drejtat e njerëzve. Ngrënia në peshë konsiderohet vjedhje dhe është haram.

“...dhe mos u bëni shkatërrimtarë të Tokës

(me padrejtësitë tuaja)!” - Vazhdimësia në gjynahe dhe padrejtësi sjell shkatërrim në tokë. Mosbindja ndaj Allahut dhe porosive të profetëve të Tij është shkatërruese e fesë, besimit, adhurimeve, nga njëra anë, dhe shkatërrim i rendit, lumturisë dhe bamirësisë në dynja, nga ana tjetër. Poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Allahut bëhen shkak për shkatërrimin e të mbjellave dhe dëmtimin e pasardhësve dhe të shoqërisë njerëzore.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë