Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ ۚ إِنَّ رَبِّي رَحِيمٌ وَدُودٌ
Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Me të vërtetë, Zoti im është mëshirues dhe i dashur”. (90)
“Kërkojini falje Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar!” -
Kërkojini falje Zotit tuaj për të gjitha gabimet e gjynahet që keni kryer dhe tregojani pendesën tuaj Atij. Të jeni pendestarë gjatë gjithë jetës tuaj, duke u kthyer gjithmonë tek Allahu të nënshtruar, të bindur, të duruar e këmbëngulës për t'iu larguar ndalesave të Tij.“Vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë dhe shumë i Dashur.” -
Këdo që pendohet sinqerisht dhe kthehet tek Zoti i nënshtruar dhe i bindur, i Madhëruari e fal dhe e mëshiron, ia pranon pendimin dhe e do. El Uedud (i Dashur) është një nga emrat e Allahut të Madhëruar, që do të thotë se Ai i do robërit e Tij besimtarë dhe ata e duan Atë. Sipas gjuhës arabe, El Uedud ka kuptimin ‘Dashës’, domethënë Ai që i do besimtarët, ose kuptimin “i Dashur”, domethënë Ai të cilin e duan besimtarët.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë