Sureja Hud (هود) (Ajet 92)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 92

قَالَ يَا قَوْمِ أَرَهْطِي أَعَزُّ عَلَيْكُمْ مِنَ اللَّهِ وَاتَّخَذْتُمُوهُ وَرَاءَكُمْ ظِهْرِيًّا ۖ إِنَّ رَبِّي بِمَا تَعْمَلُونَ مُحِيطٌ 92 ٩٢

(Shuajbi) tha: “O populli im, a mos vallë farefisi im për ju është më i respektuar se Perëndia, të cilin e keni lënë krejtësisht anash. Me të vërtetë, Zoti im, kaplon atë që punoni ju. (92)

Tefsiri

Ai tha: “O populli im! Mos vallë, farefisi im është më i çmuar për ju sesa Allahu? Kështu, ju e keni hedhur besimin pas shpine.” -

Si mund të më toleroni për hir të fisit tim dhe nuk e bëni këtë për hir të Allahut?! Mos vallë fisi im është më i rëndësishëm për ju sesa vetë Allahu i Madhëruar?! Kështu, ju i shpërfillni urdhrat e Allahut, duke mos u shqetësuar aspak për të drejtën e Tij dhe as për ndëshkimet e Tij. Por jini të sigurt se:

“Por, pa dyshim, Zoti im di gjithçka që ju bëni.” -

Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë vepër e juaja, asnjë thërmijë. Ai ka për t'ju shpërblyer për çdo vepër, ashtu si e meritoni. Pas këshillave të shumta dhe shpërfilljes së tyre të vazhdueshme, Shuajbi (a.s.) tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë