Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَمَّا جَاءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا شُعَيْبًا وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ بِرَحْمَةٍ مِنَّا وَأَخَذَتِ الَّذِينَ ظَلَمُوا الصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دِيَارِهِمْ جَاثِمِينَ
E, kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), e shpëtuam Shuajbin bashkë me besimtarët e tij – me mëshirën Tonë, kurse mohuesit i kaploi zë i tmerrshëm dhe ata në tokën e tyre u gëdhinë të vdekur – të palëvizshëm, (94)
Kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin dhe, bashkë me të, i shpëtuam edhe ata që besuan. -
Kur u zbatua urdhri Ynë për shkatërri-min e popullit të Shuajbit, Ne e shpëtuam Shuajbin dhe besimtarët. Ata nuk e përjetuan tmerrin e ndëshkimit të ashpër të Allahut të Madhëruar.Ndërsa zullumqarët i kapi britma
(e tmerrshme)dhe u gdhinë në vendbanimet e tyre si kufoma të gjunjëzuara, si të mos kishin ekzistuar fare aty. -
Prej tyre nuk dëgjohej më asnjë zë dhe nuk vëreje asnjë lëvizje. Dukej sikur ata nuk kishin ekzistuar kurrë në ato vise. Pas ndëshkimit, ata u shndërruan në kufoma, sikur të mos kishin përjetuar asnjë kënaqësi në këtë botë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë