Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَئِنْ أَذَقْنَا الْإِنْسَانَ مِنَّا رَحْمَةً ثُمَّ نَزَعْنَاهَا مِنْهُ إِنَّهُ لَيَئُوسٌ كَفُورٌ
Kur Na i japim njeriut mirësinë Tonë, a pastaj ia zhveshim atë prej tij, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues. (9)
Kur Ne i japim mundësi njeriut të shijojë mëshirën Tonë, e pastaj ia heqim atë, ai bëhet shpresëhumbur dhe mohues. -
Këtu Allahu i Madhëruar përshkruan natyrën e njeriut, që është i paditur dhe i padrejtë. Allahu i Madhëruar është i Gjithëmëshirshëm. Prej mëshirës dhe bujarisë së Tij, Allahu i dhuron njeriut shumë mirësi e begati, si shëndet, furnizim, fëmijë të mirë e të tjera. Por kur i Madhëruari, me urtësinë e Tij, ia largon disa prej këtyre mirësive, njeriu - me injorancën dhe padrejtësinë që e karakterizon - i dorëzohet dëshpërimit, e lëshon veten dhe e humb shpresën tek i Madhëruari. Ai nuk shpreson më në mëshirën e të Lartësuarit dhe nuk llogarit shpërblimin e madh për durimtarët dhe të kënaqurit me caktimin e Zotit. Aq e paditur dhe e padrejtë është kjo krijesë, saqë as nëpër mend nuk e çon faktin se i Madhëruari është i Plotpushtetshëm dhe do t'ia kthejë përsëri ato mirësi, të njëjta, të ngjashme ose edhe më të mira se ato që mund t’ia ketë marrë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë