Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ
Thuaj: “Perëndia është Një! (1)
Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm.” -
Allahu i Lartësuar na udhëzon që të bëjmë një deklaratë, të cilën duhet ta besojmë plotësisht dhe të jemi tërësisht të sigurt për vërtetësinë e saj. Ai na urdhëron që të bëjmë një deklaratë të fuqishme, duke ia ditur kuptimin e saj të qartë dhe të saktë. Po ç’qenka kjo deklaratë, të cilën i Lartësuari na urdhëron që ta themi hapur? Ajo është: “Allahu është Ehad”, domethënë Ai është i Një, i Vetëm e Unik, në çdo aspekt. Ai është i vetmi me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta dhe absolutisht të plota. Ai është i vetmi me veprat e Tij madhështore, që nuk kanë shembull dhe ngjashmëri me asgjë tjetër në ekzistencë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë