Sureja Junus (Joni — يونس) (Ajet 55)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




10 Junus(يونس), Ajet 55

أَلَا إِنَّ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ أَلَا إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ 55 ٥٥

A! me të vërtetë, të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. A! me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dijnë. (55)

Tefsiri

Nuk ka dyshim se Allahut i takon gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Kini kujdes! -

Në këtë botë ekzekutohet ligji i Tij i krijimit e i kaderit, por edhe ligjet e fesë dhe të jetës së krijesave, është po Ai që i vendos. Është po Ai, i vetëm në pushtetin e Tij, që do të ekzekutojë mbi krijesat edhe ligjin e Tij të shpërblimit dhe ndëshkimit me drejtësi. Prandaj thotë:

Premtimi i Allahut është mëse i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë. -

Prandaj dhe nuk përgatiten për takimin me Allahun, madje refuzojnë ta besojnë Atë, edhe pse argumentet për vërtetësinë e Tij janë sjellë të sakta dhe të pacenuara. Argumentet kanë ardhur qoftë në planin logjik, ashtu edhe në atë tekstual, përmes shpalljeve e profetëve të mbështetur nga Zoti me mrekulli.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë