Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 153)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 153

وَالَّذِينَ عَمِلُوا السَّيِّئَاتِ ثُمَّ تَابُوا مِنْ بَعْدِهَا وَآمَنُوا إِنَّ رَبَّكَ مِنْ بَعْدِهَا لَغَفُورٌ رَحِيمٌ 153 ١٥٣

E, ata që kanë punuar vepra të këqija, e pastaj janë penduar dhe janë bërë besimtarë, me të vërtetë, Zoti yt, pas kësaj, është falës dhe mëshirues. (153)

Tefsiri

Por për ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan dhe besuan

(sinqerisht)...” - Këtë premtim të mrekullueshëm e meriton çdokush që pendohet sinqerisht. Çdokush që ka bërë vepra të këqija, duke përfshirë shirkun, gjynahet e mëdha dhe të vogla, por pas tyre pendohet, ndien keqardhje për to dhe përpiqet që të largohet prej tyre, Zoti i premton falje dhe mëshirë. Kujdes! Përveç brakstisjes së gjynaheve, duke dhënë fjalën dhe duke u përpjekur që kurrë të mos kthehesh në to, duhet edhe besimi i pastër, sepse i Madhëruari thotë: “dhe besuan sinqerisht.” Pa dyshim, besimi i vërtetë në Allahun e Lartësuar nuk mund të plotësohet pa veprat e zemrës dhe pa veprat e gjymtyrëve.

Zoti yt do të jetë Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Pas pendimit nga gjynahet dhe kthimit në rrugën e drejtë, Allahu i Madhëruar do të jetë Falës e Mëshirues. Allahu është El Gafur, Ai që i mbulon të këqijat dhe i fshin ato, edhe sikur të peshojnë sa e gjithë toka dhe ta mbulojnë tërësisht atë. Gjithashtu, Allahu është El Rahim - Mëshirëploti që pranon pendimin dhe jep forcë e sukses për vepra të mira.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë