Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَفَأَمِنُوا أَنْ تَأْتِيَهُمْ غَاشِيَةٌ مِنْ عَذَابِ اللَّهِ أَوْ تَأْتِيَهُمُ السَّاعَةُ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ
A janë të sigurtë ata se nuk do t’i godas fatkeqësia – dënim nga Perëndia, ose që do t’i arrijë ata papritmas çasti (Dita e Kijametit), e që ata as që do ta hetojnë atë? (107)
Mos vallë, ata janë të sigurt prej dënimit të Allahut, që mund t’i përfshijë, apo nga Ora
(e katastrofës), që do t’u vijë befas, pa e ndier?! -
Mos vallë kanë marrë ndonjë siguri këta idhujtarë, që i kthejnë shpinën dhe e shpërfillin të vërtetën e Zotit, se nuk do të përfshihen nga ndëshkimi?! Le ta dinë ata se i pret ose ndëshkimi i Zotit, që do t’i përfshijë të gjithë dhe do t’i shfarosë, ose Ora e Kijametit, që do t’i gjejë në befasi. Le të kenë frikë dhe të kthejnë rrugë këta të mjerë, se tashmë e kanë bërë hak ndëshkimin e Zotit. Le të pendohen dhe të kthejnë rrugë sa nuk është vonë, se ndëshkimi i të Drejtit do të jetë i ashpër.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë