Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 109)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 109

وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ إِلَّا رِجَالًا نُوحِي إِلَيْهِمْ مِنْ أَهْلِ الْقُرَىٰ ۗ أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۗ وَلَدَارُ الْآخِرَةِ خَيْرٌ لِلَّذِينَ اتَّقَوْا ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ 109 ١٠٩

E, Na kemi dërguar edhe para teje vetëm burra, nga banorët e qyteteve, të cilëve ua dërguam Shpalljen. E, vallë! A nuk kanë udhëtuar ata nëpër Botë, e të shohin se si ka qenë fundi i atyre që ishin para tyre? E, bota tjetër është, me të vërtetë, më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë. A nuk po mendoni? (109)

Tefsiri

Ne dërguam para teje si të dërguar vetëm se burra nga banorët e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. -

Kuptimi: Nuk kemi dërguar melekë ose krijesa të tjera si profetë për njerëzit, por kemi zgjedhur burra nga vetë radhët e popujve. Atëherë, përse habitet populli yt për profetësinë tënde?! Edhe ti je si të gjithë profetëtpara teje, madje më i zgjedhuri mes tyre. Zoti u shpalli të gjithëve udhëzime hyjnore. Allahu i Madhëruar i përzgjodhi ata nga banorët e qyteteve të mëdha, sepse ata dalloheshin për logjikën më të shëndetshme, por edhe që çështja e tyre të përhapej më shpejt dhe më lehtë.

A nuk udhëtojnë nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i më të hershmëve? -

Nëse nuk të besojnë ty, atëherë pse nuk udhëtojnë nëpër tokë dhe të shohin se si ishte përfundimi i brezave të mëparshëm?" A nuk i shohin vendbanimet e tyre të shkretuara, për të kuptuar se si i ndëshkoi Zoti ata, për shkak të mosbesimit dhe refuzimit të Shpalljes së tij? Kjo duhet t’ju japë një mësim të mirë, që të mos bëni të njëjtin krim si ata dhe pastaj të meritoni të njëjtin ndëshkim si ata. Kujtoni, gjithashtu, edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm:

S’ka dyshim se jeta e ardhshme është shumë më e mirë për ata të cilët ishin të devotshëm. -

Bukuritë dhe begatitë e Xhenetit janë të përjetshme dhe të posaçme për ata të cilët janë ruajtur. Ata i druhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit, duke përmbushur me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Ata e dinë mirë se dynjaja, me të gjitha stolitë e saj,është një kënaqësi e përkohshme, e shoqëruar me mundime e vuajtje dhe që një ditë do të marrë fund. Ndërsa mirësitë e ahiretit janë të plota, të përkryera e të pastra nga çdo mangësi. Ato kurrë nuk kanë për të përfunduar apo për t'u zbehur, madje do të jenë në shtim e zbukurim të përjetshëm e të pandërprerë.

A nuk po logjikoni, atëherë? -

A nuk keni aq logjikë sa për t’i dhënë përparësi asaj që është më e mirë kundrejt diçkaje që është e papërfillshme dhe e përkohshme?!Nga mëshira e madhe e për krijesat,Krijuesi dërgoi ndër ta profetë, sipërgëzues e qortues. Ata u bëjnë tënjohur njerëzve qëllimin e jetës së tyredhe ua prezantojnë saktësisht Zotitn etyre, ashtu sikurse është në të vërtetë, tëlartësuar e të pastër nga çdo e metë.Kush është Allahu, cilët janë emratcilësitë e atributet e Tij? Çfarë dëshiron Aiprej nesh, për çfarë na urdhëron e ngaçfarë na ndalon. Çfarë shpërblimi ka ai qëi bindet e çfarë ndëshkimi ka ai që nuk ibindet? Kështu këta profetë janëndërmjetësit mes Zotit dhe krijesave, përsa i përket transmetimit të qartë tëmesazhit të Tij. Ata përcjellin mebesnikëri e korrektësi mesazhin e Zotitpër krijesat e Tij. Ata u mësojnë dhe iedukojnë njerëzit me atë që u bën dobinë dynja dhe në ahiret. Ata u bëjnë tëqartë njerëzve çdo gjë që e kënaq Zotin etyre dhe çdo gjë që e zemëron Atë.Kështu, njerëzit duhet të bëjnë atë qëZoti do dhe pëlqen dhe duhet të largohene të ruhen nga çdo gjë që e zemëron tëMadhërishmin. Nevoja e njerëzve përprofetët është shumë e madhe. Madje,sikurse thotë Imam Ibn Kajimi (Allahu emëshiroftë!), nevoja e tyre për profetëtdhe Sheriatin e Zotit është jetike. Ajoështë shumë e rëndësishme, madje më erëndësishme se çdo nevojë tjetër.Sheriati të jep mundësinë e njohjes sëçdo gjëje që kënaq Allahun e Madhëruar.Nëpërmjet Sheriatit, i Madhëruari namëson urdhëresat e Tij dhe na shtjellonrrugët e mira për realizimi e tyre. Sheriatina mëson se cilat janë veprat qëshkaktojnë zemërimin e të Madhërishmitdhe që Ai na i ka ndaluar. Ai na mësonligjet e adhurimit të Zotit, por edhe ligjete marrëdhënieve ndër njerëzore në tëgjitha aspektet. Për këtë arsye, njeriu, -me përzgjedhjen e tij të lirë, - duhet tëadhurojë Zotin e tij nëpërmjet këtijSheriati, i cili mund të përftohet veçsepërmes Shpalljes së dhënë nga Zotipërmes profetëve. Sado të përpiqet ehulumtojë logjika e njeriut, ajo kurrë nukmund të gjykojë me saktësi se çfarëdëshiron Zoti prej tij. Kjo njohuripërftohet thjesht dhe vetëm nga Shpalljae Zotit. Imam Ibn Kajimi vazhdon më tej:"Nëse njeriut i pengohet frymëmarrja,ushqimi e pija, e shumta që atij do t’indodhë është vdekja e trupit dhe largimi ishpirtit nga trupi. Por nëse atij i ndalohetSheriati e privohet nga njohja e Shpalljessë Zotit, kjo do të sjellë shkatërrimin ezemrës dhe të shpirtit, gjë që ështëshumë herë më e frikshme dhe edhimbshme sesa thjesht vdekja trupore.”[Shih "Zadul Mead"].

Disa parime në lidhje me besimin nëprofetët e Zotit:



1 Profetësia është një dhunti nga Allahu iMadhëruar, që nuk mund të përfitohetapo kultivohet nga vetë njeriu.

2 Nevoja e njerëzve për profetët ështëdomosdoshmëria më e madhe.

3 Profetët janë të shumtë, edhe arsyetpër këtë janë të shumta.

4 Besimi te profetët është një themel irëndësishëm i besimit Islam.

5 Ai që mohon një profet konsiderohetse i ka mohuar të gjithë.

6 Profetët dhe lajmëtarët e Zotit janë mëtë mirë se çdo njeri tjetër. Kushdo qëpretendon se ndonjë njeri është më idalluar dhe i përzgjedhur se profetët,është qafir.

7 Profetët e Zotit janë më tëkompletuarit mes të gjithë njerëzve, në tëgjitha aspektet.

8 Profetët e Zotit janë të pastër ngashpifjet dhe trillimet e mosbesimtarëve.

9 Profetët u përzgjodhën të jenë prejnjerëzve dhe jo prej melekëve.

10 Profetët janë të gradave të ndryshmedhe më i miri është Muhammedi a.s.

Disa nga veçoritë e profetëve:



1 Atyre u vjen Shpallja nga Zoti.

2 Ata janë të ruajtur nga gjynahet emëdha dhe cenuese të personalitetit, porjo nga gjynahet e vogla. Mendimi më isaktë është që ata bëjnë gjynahe të vogla,por Allahu nuk i lë të vazhdojnë në to. Atapendohen dhe nuk i përsërisin më ato.

3 Sytë e tyre flenë, por zemra e tyre nukfle, sikurse është shënuar nga Buhariudhe Muslimi.

4 Atyre u jepet leja për të përzgjedhur nëmomentin e vdekjes, sikurse thuhet nënjë hadith tek Buhariu dhe Muslimi.

5 Toka nuk e ha (tret) trupin e profetëve.Nëse hap varrin e çdo profeti do ta gjeshsikurse është varrosur, i pacënuar, sepseAllahu i lartësuar ia ka bërë haram tokësqë ta tresë trupin e profetëve, sikursethuhet tek Ebu Daudi dhe Nesaij me isnadsahih.

6 Profetët janë varrosur mu atje ku kanëndërruar jetë. Kështu Profeti (a.s) vdiq nështëpinë e tij dhe po atje u varros.

7 Profetët nuk lënë pas trashëgimipasurore e materiale. Pasuria materialeqë ata lënë konsiderohet sadaka. Kjothuhet në një hadith te Buhariu dheMuslimi.

8 Profetët lënë si trashëgimi diturinë:Profeti (a.s.) ka thënë: "Profetët nuk lënëtrashëgimi dirhem e dinarë, por lënëtrashëgimi diturinë. (Ebu Daudi me isnadsahih).

9 Profetët kanë qenë burra dhe kurrëfemra. Ata kanë qenë njerëz të lirë dhekurrë skllevër.

10 Ata mbeten njerëzit më të plotëfizikisht, moralisht dhe në çdo aspekttjetër.

11 Urimi: “Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem”është i posaçëm për ta. Mbase mund tëlejohet edhe për njerëzit e tjerë, me disakushte, por për ta është e veçantë.

12 Ata janë të zgjedhur e të dalluar ngavetë Zoti.

13 Çdo profeti, Zoti i ka mundësuar njëlutje të pranuar. (Buhariu dhe Muslimi)

14 Çdo profet do të ketë haudin (pusin) etij në Ditën e Gjykimit. (Ahmedi me isnadhasen).

15 Profetët kanë qenë banorë tëqyteteve të mëdha, dhe jo endacakë aponomadë e beduinë.

16 Ata nuk shihnin ëndrra prej shejtanit,nga të cilat të ejakuloheshin në gjumë,sepse kjo vjen prej shejtanit, dhe shejtaninuk mund të ketë pushtet mbi profetët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë