Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا يَا أَبَانَا مَا لَكَ لَا تَأْمَنَّا عَلَىٰ يُوسُفَ وَإِنَّا لَهُ لَنَاصِحُونَ
(Vëllezërit thanë): “O babai ynë! Përse për Jusufin nuk po ke besim në në, e na me të vërtetë, i dëshirojmë çdo të mirë atij. (11)
O baba! Përse nuk na e beson neve Jusufin? -
Përse nuk na e beson neve Jusufin? Ne jemi vëllezërit e tij dhe i duam të mirën. Ti nuk ke pse të kesh merak që Jusufi të vijë së bashku me ne.Ne veç i duam të mirën atij. -
Ne jemi të kujdesshëm dhe e duam Jusufin. Ne duam për të atë që duam edhe për veten tonë. Nga këto fjalë kuptohet se Jakubi (a.s) nuk e lejonte Jusufin që të shkonte me vëllezërit e tij nëpër udhëtime apo kur ata kullosnin bagëtinë në mal. Kështu, përveç arsyetimeve për të larguar çdo lloj frike e meraku nga zemra e babait, ata po tregonin se për Jusufin do të kishte dobi largimi dhe udhëtimi me ta. Jusufi do të kënaqej me këtë udhëtim, - sipas tyre - dhe kjo do të kënaqte edhe vetë Jakubin. Qëllimi ishte që të bëhej më e thjeshtë që babai ta lejonte Jusufin të shkonte me ta:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë